Projekte për rrugë të reja në Shqipëri - 2002-08-16

Qeveria shqiptare filloi shpronësimet për ndërtimin e dy rrugëve të reja në Elbasan dhe në Shkodër. Kjo masë mendohet të lehtësojë mbarëvajtjen e punimeve në këto dy segmente rrugore, ndërkohë që po kërkohen financime edhe për projekte të tjera të rëndësishme të rrjetit rrugor në veri dhe në jug të vendit.