Arrestohen trafikantë narkotikësh - 2002-08-30

Policia e Gjirokastrës bllokoi mbrëmë rreth 200 kg bimë narkotike të hashashit, që transportohej drejt Greqisë. Dy trafikantë u arrestuan, ndërsa policia po bën hetime edhe për persona të tjerë. Ndërkaq në Kakavijë, disa qindra emigrantë shqiptarë e kaluan natën në kufi, në pritje për të udhëtuar drejt Greqisë.