Pakistan: Bhutto nuk mund të konkurojë në zgjedhje - 2002-08-30

Zyrtarët e zgjedhjeve në Pakistan hodhën poshtë kërkesën e ish-kryeministres Benazir Bhutto për të konkuruar në zgjedhjet e tetorit. Zyrtarët thonë se e hodhën poshtë kandidaturën e saj për një vend në Asamablenë Parlamentare, sepse ajo është shpallur fajtore dy herë nën akuza për krime, që kur ushtria mori pushtetin rreth tre vjet më parë. Ish-kryeministrja ishte në mërgim në atë kohë dhe gjyqi i saj u bë në mungesë. Zonja Bhutto ka premtuar se do të kthehet në vend për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të luftuar kundër akuzave që ende rëndojnë mbi të. Udhëheqësi ushtarak i Pakistanit, gjeneral Pervez Musharraf ka thënë se zonja Bhutto dhe një kryeministër i përmbysur, Nawaz Sharif, do të arrestohen nëse përpiqen të kthehen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 10 tetorit./kk