Mali i Zi dorëzon dy të dënuar - 2002-09-14

Policia e Malit të Zi u dorëzoi autoriteteve shqiptare 2 persona të dënuar me burgim të përjetshëm për veprimtari kriminale në Shqipëri. Sipas zyrtarëve të policisë së Shkodrës kjo u bë e mundur nga një marrëveshje bashkëpunimi në luftën kundër krimit, marrëveshje e nënshkruar midis policisë shqipare dhe asaj të Malit të Zi. Një marrëveshje e ngjashme u nënshkrua në fillim të javës edhe me policinë e UNMIK-ut të Kosovës, ku vitet e fundit janë fshehur mjaft shtetas shqiptarë të akuzuar për krime të rënda. //az