Banorë të ”Kalasë së Dodës” bllokojnë ujësjellësin e Peshkopisë - 2002-09-29

Banorët e komunës ”Kalaja e Dodës”, në rrethin e Dibrës, kanë bllokuar ujësjellësin e qytetit të Peshkopisë, duke lënë pa ujë të gjithë banorët. Fshatarët pretendojnë se qeveria nuk po i kushton vëmendjen e duhur shqetësimeve të tyre për infrastrukturën e shkatërruar.

Në vendngjarje ka shkuar një ekip qeveritar i përbërë nga 3 zëvendësministra dhe prefektja e qarkut të Dibrës, por deri në orën 18:30 minuta banorët nuk e kishin zhbllokuar ujësjellësin. //az