Bashkia e Tiranës vendos të prishen  tri pallate - 2002-10-19

Bashkia e Tiranës ka vendosur prishjen e tri pallateve shumëkatëshe të ndërtuar pa leje mbi kolektorin e ujit të liqenit në zonën e përmbytur tri javë më parë. Në listë janë edhe mbi 30 ndërtime të tjera. Vendimi drastik i Këshillit të Rregullimit të Territorit vjen pas dëmeve që u shkaktuan si pasojë e mospërballimit të hapjes së digës së liqenit nga kolektori i tij.//ic//