Policia vazhdon të përdorë mjetet e shtypit për të komunikuar me një personi, që kontaktoi policinë - 2002-10-21

Autoritetet policore, që po hetojnë një seri të shtënash me snajper në zonën e Washingtonit, vazhdojnë të përdorin mjetet e shtypit për ti dërguar mesazhe një personi, që kontaktoi policinë.

Krye-hetuesi, shefi i policisë së distriktit Montgomeri në shtetin maryland, Charles Moose, u tha gazetarëve se kishte një mesazh për një person, që kishte kontaktuar me telefon autoritetet.

“Personi që ti telefonove nuk mundi të dëgjonte çdo gjë që the. Cilësia e regjistrimit nuk ishte e qartë dhe ne duam të dëgjojmë saktë atë që the. Na telefo përsëri në mënyrë që të të kuptojmë qartë.”

Shefi i policisë së distriktit Montgomery nuk dha hollësi rreth deklaratës së tij, duke thënë se nuk donte të dëmtonte procesin hetimor. Ai as nuk komentoi rreth arrestimit të hënën të dy personave në shtetin e Virxhinias. Fillimisht autoritetet e rendit kishin thënë se 2 personat po mereshin në pyetje lidhur me të shtënat e snajperit.

Ndërkohë, policia në shtetin Virxhinia thonë se provat përkatëse konfirmojnë se e sulmi të shunën mbrëma rreth 140 kilometra në jug të Washingtonit u krye nga e njëjta armë, që është përdorur në 11 sulme të tjera në zonën përreth kryeqytetit amerikan që prej 2 tetorit. //ze//