Kryeministri italian Silvio Berlusconi po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri. Kjo është vizita e tij e parë dhe pason atë të kryministrit shqiptar Fatos Nano pak javë më parë në Romë.
Shqipëria e konsideron Italinë si partnerin e saj strategjik në synimet e saj për tu integuar në strukturat europiane dhe ato të Natos. Italia është gjithashtu partneri më i madh ekonomik i Shqipërisë.
Kryeministri italian, zhvilloi sot vizita në Vlorë e Sarandë. Në ishullin e Sazanit zoti Berluskoni i takua me struktura të policisë dhe ushtrisë, kurse në Sarandë në autoritete të pushtetit vendor.
//rd//