Hu Gjintao, kreu i ri i Partisë Komuniste të Kinës - 2002-11-15

Nënpresidenti i Kinës, Hu Gjintao, është kreu i ri i Partisë Komuniste në pushtet. Pas kongresit një javor në Pekin, partia bëri të ditur të premtën atë që e cilësoi si brezi i katërt i udhëheqësve, me 59 vjeçarin Hu Gjintao në krye.

Emërimi i tij në postin e sekretarit të përgjithshëm të partisë e bën thuajse të sigurt se vitin e ardhshëm ai do ta zëvendësojë zotin Gjiang edhe në postin e presidentit. Ky është ndryshimi i parë në udhëheqjen kineze që nuk bëhet si pasojë e një, vdekjeje apo e luftës së brendshme për pushtet.

Por, këto ndryshime nuk nënkuptojnë se zoti Gjiang ka hqur dorë nga pushteti. Partia e zgjodhi atë në postin e kreut të forcave të armatosura të Kinës dhe shumica e figurave të reja në kryesinë e partisë janë aleatë të tij.