Presidenti Moisiu do t’i kërkojë homologut të tij maqedonas zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Paqes - 2002-11-15

Në Shqipëri, Presidenti Alfred Moisiu deklaroi të premtën se do t’i kërkojë homologut të tij maqedonas zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Presidenti Moisiu do të takohet të dielën me zotin Trajkovski.

Ai i bëri këto komente gjatë një konference ndërkombëtare për forcat e armatosura në Tiranë.

Presidenti Moisiu tha gjithashtu se përfshirja e Kosovës në propjekt-kushtetutën e Serbisë dhe Malit të Zi është e papranueshme. //az//