Xhinxhiç kërkon kthimin e forcave serbe në Kosovë - 2003-02-03

Qeveria e Serbisë i kërkoi Natos leje për të dërguar trupat e saj në Kosovë, në rast të një lufte të mundshme kundër Irakut.

Kryeministri i Serbisë Zoran Xhinxhiç tha se trupat serbe do të mbushnin boshllëqet në fushën e sigurimit në se Natoja tërhiqej për veprime të mundshme ushtarake kundër Irakut, megjithëse nuk ka ndonjë plan paraprak për një gjë të tillë.

Një këshilltar i kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi e kritikoi kërkesën e zotit Xhinxhiç, duke thënë se çdo përpjekje për të kthyer forcat serbe në Kosovë do të ishte një hap për të destabilizuar jo vetëm Kosovën por gjithë rajonin. (ax)