Komentet e sekretarit amerikan të Shtetit mbi rrezikun që paraqet Saddam Husseini - 2003-02-07

Regjimet që mbështesin terrorizmin, të cilët përpiqen të zotërojnë armë të shkatërrimit në masë, përbëjnë një rrezik të madh për botën. I tillë është regjimi tiran i Saddam Husseinit.

Në muajin nëntor, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi njëzëri rezolutën 14-41. Kjo rezolutë i dha Irakut një rast të fundit për t’u çarmatosur në mënyrë paqësore, ose në rast të kundërt, ”të përballej me pasoja të rënda”.

Por, siç tha Sekretari amerikan i Shtetit Collin Powell më 5 shkurt në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ”Faktet tregojnë se Saddam Husseini dhe regjimi i tij nuk ka bërë të gjitha përpjekjet për t’u çarmatosur, siç kërkon bashkësia ndërkombëtare. Në të vërtetë, faktet dhe sjellja e Irakut tregojnë se Saddam Husseini dhe regjimi i tij po i fshehin përpjekjtet e tyre për prodhimin e më tepër armëve të shaktërrimit në masë.”

Ndoshta rasti më dramatik i cituar nga zoti Powell, është fshehja nga ana e Irakut e programit të tij për prodhimin e antraksit. Ky agjent biologjik është vdekjeprurës. Për vite me radhë, Iraku mohoi, në kundërshtim me të vërtetën, se ka armë biologjike. Kur u mor vesht nga e gjithë bota se ai po gënjente, në vitin 1995, Iraku pranoi se kishte prodhuar më tepër se 8 mijë litra antraks. Inspektorët e armëve të OKB-së thonë se Iraku aktualisht mund të kishte prodhuar deri tri herë më tepër antraks. Por Saddam Husseini nuk ka dhënë prova të mjaftueshme për asgjësimin, sipas fjalëve të sekretarit Powell, të ”qoftë edhe një lugë kafe të mbushur me këtë material vdekjeprurës.”

Shqetësimi i Shteteve të Bashkuara nuk ka të bëjë vetëm me armët e ndaluara që disponon Iraku. Siç tha sekretari Powell, ”Është mënyra që këto armë të ndaluara mund të lidhen me terroristët, të cilët nuk ndjejnë vrarje të ndërgjegjes për përdorimin e pajisjeve të tilla kundër njerëzve të pafajshëm në të gjithë botën.” Ka disa dekada që Iraku mbështet terroristët, midis të cilëve përfshihen oragnizata të tilla, si Fronti për Çlirimin e Palestinës, Hamas dhe Xhihadi islamik i palestinezëve. Në këto organizata gjithashtu përfshihet Al-Kaida e Osama Bin Ladenit. Shtetet e Bashkuara kanë të dhëna për kontakte të shumta midis zbulimit irakian dhe terroristëve të Al-Kaidës që në fillim të viteve ’90.

”Ne e dimë,- tha Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell,- se Sadam Husseini është i vendosur t’i mbajë armët e tij të shkatërritit në masë; ai është i vendosur të bëjë edhe më tepër se kaq. Duke patur parasysh se historikisht Saddam Husseini ka patur lidhje me agresione, lidhjet e tij me terrorizmin dhe vendosmëria për t’u hakmarrë ndaj personave që e kundërshtojnë atë, a duhet të rrezikojmë ne, duke harruar që një ditë ai nuk do t’i verë në përdorim këto armë? Shtetet e Bashkuara nuk do ta marrin përsipër këtë rrezik”, tha presidenti Bush.// lk //