Këshilli i Sigurimit  hapë sot takimet dy ditëshe mbi Irakun - 2003-02-18

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara hapë sot takimet dy ditëshe mbi Irakun, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Britania vazhdojnë punën për një rezolutë të re që do të autorizonte përdorimin e forcës kundër Bagdadit.

Përmbajtja e rezolutës mund të bëhet e njohur ndoshta deri nesër.

Bisedimet e sotme në New York pasojnë deklaratën e fuqishme që udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian bënë dje në bisedimet e tyre të nivelit të lartë. Ata i kërkuan Irakut të veprojë në përputhje me rezoltutat e Kombeve të Bashkuara, të cilat e urdhërojnë atë të çarmatoset dhe të paraqesë informacion të plotë rreth të gjitha sistemeve të armëve të tij.

Në deklaratën e udhëheqësve evropianë theksohet se lufta do të jetë mjeti i fundit, nëse Bagdadi nuk bashkëpunon.

//rd//