Këshilli për Bashkëpunim të Gjirit Persik nuk mbështet thirrjen për largimin e Sadam Huseinit nga pushteti - 2003-03-03

Ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit të Gjirit Persik nuk shprehën mbështetjen për thirrjen nga Emiratet e Bashkuara Arabe që udhëheqësi i Irakut, Saddam Hussein, të largohet nga pushteti, por ranë dakord që diskutimet rreth kësaj ideje të vazhdojnë.

Në takimin e nivelit të lartë të gjashtë vendeve anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik në Doha, ministri i jashtëm i Katarit tha sot se nisma e Emirateve të Bashkuara Arab është e rëndësishme. Por, ai tha gjithashtu se sipas pikëpamjes së anëtarëve të Këshillit, kjo çështje duhet të diskutohet nga të gjitha vendet anëtare të Lidhjes Arabe. Pasi një takimi i nivelit të lartë i Lidhjes Arabe përfundoi të shtunën pa marrë në diskutim propozimin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreini, Kuvajti dhe Arabia Saudite e cilësuan thirrjen si rrugë për të shmangur luftën në Irak.

//rd//