Bashkimi Evropian konfirmoi planet për të filluar operacionin e parë ushtarak nga fundi i këtij muaji kur të marrë në dorëzim misionin paqeruajtës të Natos në Maqedoni.
Sekretari i përgjithshëm i Natos George Robertson u tha sot gazetarëve në Bruksel se detajet e marrëveshjes që autorizon ndryshimin e forcave pothuajse kanë përfunduar.
Marrëveshja do të lejojë Bashkimin Evropian të dërgojë një personel prej 320 vetësh në ish republikën jugosllave. Trupat e Natos kanë qënë në Maqedoni qysh nga viti 2001 në mbrojte të vëzhguesve ndërkombëtarë që vëzhgojnë respektimin e marrëveshjes së Ohërit.
Misioni i vogël i Bashkimit Evropian në Maqedoni konsiderohet si një provë e rëndësishme për planet e Bashkimit për krijimin e një force të ndërhyrjes së shpejtë prej 60 mijë trupash. Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë për të marrë përsipër misionin më të madh paqeruajtës të Natos në Bosnje-Hercegovinë vitin e ardhshëm.
//rd//