Presidenti Bush dhe kryeministri britanik, Tony Blair, thanë se Kombet e Bashkuara duhet të kenë një rol jetësor në rindërtimin e Irakut. Presidenti Bush u kthye dje në Shtëpinë e Bardhë pas një takimi dy ditor me kryeministrin Blair në Irlandën e Veriut.
Megjithë njoftimet se zoti Bush do që Shtetet e Bashkuara të laujnë rolin kryesor, presidenti tha se Kombet e Bashkuara do të qëndrojnë krah për krah koalicionit dhe do të marrin pjesë aktivisht në rindërtimin e Irakut.
Një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së tha dje se Këshilli i Sigurimit do të vendosë lidhur me rolin e organizatës botërore në Irak, përveç përpjekjeve të zakonshme humanitare.
//ze//