Kosovë:Armata Kombëtare Shqiptare shpallet organizatë terroriste - 2003-04-17

Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Mihail Steiner ka shpallur Armatën Kombëtare Shqiptare organizatë terroriste. Kjo organizatë ka marrë përgjegjsinë për shpërthimin disa ditë më parë mbi urën hekurudhore të Mitrovicës. Korrespondenti ynë në Prishtinë Shefki Morina,na njofton se dëmtimin e urës në veri të Mitrovicës e ka dënuar edhe Presidenti Ibrahim Rugova duke e cilësuar atë si akt terrorist i drejtuar kundër qëndrushmerisë dhe përparimit të përgjithshem në Kosovë //ss//