Blair dhe Putin diskutojnë rindërtimin e Irakut - 2003-04-29

Kryeministri britanik Tony Blair filloi bisedimet në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin për rindërtimin e Irakut të pasluftës si dhe për rolin e Kombeve të Bashkuara në këtë proces.

Të dy udhëheqësit po takohen në rezidencën e presidentit Putin në afërsi të Moskës. Zoti Blair tha se vizita e tij është pjesë e përpjekjeve për të riparuar dëmet që pësuan Kombet e Bashkuara si rrjedhojë e mospajtimeve lidhur me luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Rusia ishte kundërshtare e luftës.

Pritet që në rendin e ditës të përfshihen edhe diskutimet mbi bashkëpunimin ndërmjet Rusisë dhe Bashkimit Evropian si edhe mbi përgatitjet për vizitën shtetërore të presidentit Putin në Londër në fund të qershorit.