Çeçeni: 40 të vdekur nga një shpërthim - 2003-05-12

Shpërthimi i fuqishëm i lëndëve plasëse të vendosura në një kamion, shkaktoi vdekjen e të paktën 40 vetave dhe plagosjen e rreth 100 të tjerëve në republikën separatiste ruse të Çeçenisë.

Shpërthimi ndodhi sot jashtë një kompleksi ndërtesdash qeveritare në veri të kryeqytetit Grozni. Disa shtëpi dhe apartamente u shkatërruan nga shpërthimi, së bashku me zyrën e Shërbimit Federal rus të Sigurimit dhe ndërtesa të tjera administrative.

Deri tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Presidenti rus, Vladimir Putin, u tha anëtarëve të kabinetit të tij se nuk do të lejojë që shpërthimi të bllokojë përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje paqesore në Çeçeni.//kk//