Zyrtarët serbë e kundrështojnë propozimin e Xhorxh Sorosit që Kosovës t’i njihet pavarësia. - 2003-05-29

Deklarata e djeshme në Beograd e themeluesit të Institutit prë Shoqëeri të Hapru nga Nju Jorku, Xhorxh Soros pas bisedimeev me zyrtarët serb se statusi i Kosovës duhet të prëfundojë me pavarësinë e saj si këmbim për rrugën më të shpejtë të Serbisë për në Evropë, ka hasur në kundështrime të zyrtarëve të Serbisë.

Pas takimit me zyrtarë serb Xhorxh Soros tha se ideja e tij për Kosovën e Pavarur ëshë keqinterpretuar, sepse kjo pavarësi kushtozohet me vendosjen e garancive të çelikta për minoritetin serb e tjetër në Kosovë. Afaristi amerikan ka vlerësuar se Kosova pas gjithë asaj që ka ndodhur nuk mund të mbetet brenda Serbisë por para fitimit të pavarësisë duhet të tregojë se mubd të ketë institucione autonome dhe t’i mbrojë të drejtat e njeriut. Ai thot se propozimi i tillë nuk është kundër Serbisë, veç ekziston dëshira për të ndihmuar që rruga e saj për në Evropë të jetë më e shpejtë se deri më tash. Sepse thot ai duhet të jemi ralist dhe të kuptojmë se Serbia nuk do ti bashkohet Evropës derisa nuk e zgjidh çështjen e kufijve.

Zoti Soros ka thënë se kryeministri serb Zoran Zhivkoviq nuk është pajtuar me qëndrimin për pavarësinë e Kosovës, por atij i është përgjigjur se në këtë fazë Kosova nuk është e juaja që të mos e jepni. Ajo tani është e Kombëve të Bashkuara dhe ato do ta fillojnë procesin i cili do ta përacktojë statusin e Kosovës që do të jetë në interes edhe të Kosovës edhe të Serbisë.

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Serbisë, Natasha Miqiç ka thënë se çështja e statusit të Kosovës është shumë e rëndësishme për Serbinë dhe mbarë rajonin, dhe se deklaratat me të cilat para zgjidhjes përfndimtare të statusit të Kosovës mbështete pavarësia e saj, nuk janë të mira dhe konstruktive. Sepse thot ajo propozimet e tilla vetëm mund ta largojnë Serbinë dhe vendet e rajonit nga Evropa.

Kurse nënkryetari i Qeverisë së Serbisë i ngarkuar për Kosovësn Nebojsha Çoviq ka thënë se këto deklarata po lëshohen nga drejtues të organizatave joqeveritare, çfarë është edhe zoti Soros, me qëllim të verifikimit të disponimit të opinjonit, i cili me këtë mënyrë mësohet me qasje tjera dhe përgatitet për finale. Çoviq thot se Serbia është e gatshme për bisedime që do të zhvilloheshin midis Beogradit, Prishtinës dhe Bashkësisë ndërkombëtare, por sikurse thot problem paraqesin mospajtimet midis strukturave politike shqiptare të Kosovës.

Nënkryeministri serb mendon se gjatë këtij viti do të definohen rregullat dhe do të caktohet korniza për bisedime, kurse zgjidhja dhe stutusi përfundimtar do të arrihen vitin e ardhshem. Zoti Çoviq vnë dukje se Beogradi do të angazhohet që Kosova të fitojë autonomi të gjërë në bazë të Rezolutës 1244 të KS. Sepse, thot ai, nuk do të ishte mirë që në bisedime njëra pala të fitojë gjithçka, e pala tjetër asgjë. //ss//