Administrata e presidentit Bush thotë se mirëpret bisedimet e planifikuara për javën e ardhshme në Vienë midis udhëheqësve sërbë dhe atyre shqiptarë të Kosovës.
Zëdhënësi i departamentit të shtetit Richard Boucher tha dje se bisedimet e ardhshme janë shumë të rëndësishme.
Ai tha se Washingtoni shpreson që si qeveria e Sërbisë e Malit të Zi ashtu edhe ajo e Kosovës do t’i shikojnë këto bisedime si shumë serioze dhe do të dërgojnë në Vienë ata që ai i cilësoi si përfaqësues politikë të përshtatshëm të nivelit të lartë.
Bisedimet e Vienës do të jenë diskutimet e para të drejtpërdrejta midis udhëheqësve shqiptarë të Kosovës dhe zyratrëve sërbë që prej përfundimit të konfliktit në vitin 1999.
Javën e kaluar, ligjvënësit shqiptarë shtynë një votim të rëndësishëm, i cili do të kishte autorizuar udhëheqësit e Kosovës të merrnin pjesë në bisedime.
Ndëkohë, shefi i Misionit te Kombeve të Bashkuara Harri Holkeri u dërgoi sot ftesat zyrtare udheheqësve të institucioneve të Kosovës dhe atyre të Beogradit për fillimin e bisedimeve teknike. Në orët e pasdites ai filloi nderkaq nje seri takimesh me përfaqesues politikë te shqiptareve të cilët ende nuk kanë marrë ndonjë vendim te prerë rreth kesaj cështjeje.
//rd//