Të rejat kulturore të javës - 2003-10-31

Aktorja bukuroshe me origjine shqiptare Eliza Dushku eshte rikthyer perseri ne ekranet e televizionit amerikan, por kesaj rradhe me serialin e saj te ri te titulluar Tru Calling. Tru Davies, pra Eliza, eshte nje studente e mjeksise, por puna e saj ne morg, ben ajo te fitoje aftesi te mbinatyrshme duke parashikuar krimet 12 ore para se ato te ndodhin. Nderkohe mbreme ishte nata e pare e fillimit te serialit televiziv Tru Callings nga stacioni prestigjoz FOX TV.

Ndërkohë Paul McCartney eshte bere baba per te pesten herë. Bebja Beatrice Milly McCartney peshon rreth 3 kilogram ndërkohë që zëdhënësja e çiftit njofton se bebja dhe mamaja e saje Heather Mills, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Paul ka katër fëmijë të tjerë nga martesa e tij e parë me Linda McCartney e cila vdiq nga kanceri i gjirit më 1998.

Po në Londër, djemtë e princese së ndjerë Diana, e kanë denuar publikisht ish kujdestarin e familjes Paul Burrell për publikimin e një libri të titulluar ”Royal Duty”, në të cilin përfshihen disa nga letrat dhe bisedat private të princesës. Në një dekleratë të bërë nga princi William përmes zëdhënësit të tij, ai thotë se libri ka shkaktuar dhimbje të thella për dy djemtë e princesës. Në kundërpërgjigje Burrell thotë se qëllimi i tij është mbrojtja e princesës. Në libër ngrihen akuza të shumta mes së cilave edhe frika e princes Dianes se ajo do të vritej gjatë një përplasje me makinë për ti hapur rrugën për tu martuar Princ Charles. Megjithë kundërshtimet e Princit Charls, libri do të dalë në treg këtë javë.

Nga Bota e filmit. Halle Berry do të khthet në skenën gjigande të kinemasë me filmin e ri ”Gothika”. Buluroshja Berry luan rolin e një psikiatre të kriminalistikës që e gjenvetën si paciente në intitucionin ku punonte vet ajo. Ajo mëson se burri i saj ishte vrarë tre ditë më parë dhe se të gjitha linjat e vrasësit të çonin tek ajo. Me një memorje të vogël nga ditët e kaluara, ajo duhet të vëndosë nëse po gjen të vërtetën apo po humbet mendjen. Në fillim të muajit, Halle Berry njoftoi ndarjen nga burri i saj këngëtar Eric Benet. Filmi ” Gothika” do të dalë në kinema këtë javë.

//rd//