Anketë e re e opinionit publik - amerikanët mbështesin punen e presidentit Bush - 2004-01-18

Një anketë e re e opinionit publik tregon se amerikanët mbështesin ndjeshëm presidentin Bush në mënyrën se si e ka udhëhequr luftën kundër terrorizmit, por ata kanë dyshime rreth politikave të tij ekonomike.

Sipas anketës së zhvilluar me 1 mijë familje amerikane nga gazeta New York Times dhe rrjeti televiziv CBS, 68 përqind e të pyeturve u shprehën me fjalë shumë të mira për presidentin rreth luftës kundër terrorizmit dhe shtimit të sigurisë në vend.

Por sipas anketës, amerikanët kanë dyshimet e tyre rreth ekonomisë. 39 përqind e personave të pyetur shprehën shqetësim se ata ose dikush në familjen e tyre mund të humbasë vendin e punës së shpejti.

50 përqind e publikut amerikan miraton mënyrën se si presidenti po e kryen punën e tij, shifër kjo gati e njëjtë me atë të para sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe e ngjashme me presidentë të tjerë në fillim të vitit të zgjedhjeve.

//ze//