Nga një shpërthim me sa duket vetvrasës afër kryeqytetit afgan Kabul, humbi jetën një paqeruajtës kanadez dhe u plagosën të paktën tre të tjerë.
Zyrtarë të policisë afgane thanë se u plagosën gjithashtu të paktën 8 civilë, shumica kalimtarë.
Shpërthimi ndodhi sot në mëngjes në periferi të Kabulit pranë bazës që përdoret nga njësia kanadeze e Forcës Ndërkombëtare të Sigurimit të drejtuar nga Natoja.
Në një deklaratë të kësaj force thuhej se të paktën edhe një civil mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes dhe se shpërthimi mund të ketë qenë vetvrasës.
Një zyrtar i policisë afgane tha se kanadezët ishin në një mjet patrullimi në kohën kur u krye sulmi.//ii