Vriten 7 ushtarë amerikan në Afganistan. - 2004-01-29

Forcat amerikane në Afganistan thonë se një shpërthim shkaktoi vdekjen e 7 ushtarëve amerikanë në afërsi të një depoje armatimi në jug të Afganistanit.Komanda qendrore amerikane njofton se shpërthimi ndodhi sot pasdite në provincën Ghazni. Agjencia e lajmeve, Associated Press, njofton se tre ushtarë të plagosur janë evakuuar.