SHBA: përpjekje të reja diplomatike mbi Lindjen e Mesme - 2004-03-26

Presidenti Bush do të fillojë një raund të ri përpjekjesh diplomatike mbi Lindjen e Mesme gjatë javëve të ardhshme, duke zhvilluar takime në Shtetet e Bashkuara me udhëheqës izraelitë, egjiptianë dhe jordanezë.

Presidenti Bush do të takohet me presidentin egjiptian, Hosni Mubarak, më 12 prill, me kryeministrin izraelit, Ariel Sharon, dy ditë më pas dhe me mbretin Abdullah të Jordanisë më 21 prill.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se ka mundësi që bisedimet midis presidentit Bush dhe kryeministrit Sharon të përqendrohen tek planet izraelite për të ashtuquajturën tërheqje të njëanëshme nga angazhimi me palestinezët.

Një çështje tjetër në bisedimet me tre udhëheqësit pritet të jetë vrasja nga Izraeli e themeluesit dhe udhëheqësit shpirtëror të grupit Hamas, Sheikut Ahmed Jasin.// lk //