Qendra Karnegi në Shtetet e Bashkuara - 2004-05-12

Shumë arritje shkencore të shekullit të 20-të, duke përfshirë edhe eksplorimin e hapësirës, e kanë origjinin në largpamësinë e një njeriu të vetëm, pronarit të industrisë së çelikut, Andrew Carnegie. Në vitin 1902 ai dhuroi 10 milionë dollarë për hapjen e Institutit Carnegie në Uashigton. Për më shumë se 100 vjet ky institut ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në fushën e shkencës dhe eksplorimit. Në vitet 20-të lartësitë e Gadishullit Yucatan të Meksikës u bënë objekt studimesh të shumë arkeologëve, duke përfshirë edhe Earl Morrisin. Zbulimi i tij më i madh ishte Tempulli majan i luftëtarëve, me skulpturat dhe relievet e tij të veçanta. Kariera e Morisit është portretizuar në personazhin e flmit Indiana Jones. Një tjetër hero real është edhe Charles Lindbergh-u, u bashkua me përpjekjet e Carnegiet për të marrë pamje nga ajri të lartësive Yucatan. Morisi dhe Lindberghu janë vetëm dy nga shumë figurat e paraqitura në ekspozitën e hapur kohët e fundit në Institutin Carnegie në Uashington.

Një nga operacionet më sekrete të Luftës së Dytë Botërore u planifikuanga kjondërtesë, projetimi dhe prodhimi i bombës atomike, që njihet edhe si Projekti Manhattan. Drejtori i Institutit Carnegie në atë kohë, Vannevar Bush, u emërua nga Presidenti Franklin Roosevelt, për të mbikqyrur kërkimet shkencore për luftën.

Instituti Carnegie financoi gjithashtu edhe punën e astronomit Edwin Hubble, i cili zbuloi në vitet 20-të se galaktika jonë është një prej sistemeve të panumërta yjore të universit. Instituti ka mbështetur gjithashtu edhe dy Çmime Nobel, që të dyja në gjenetikë.

Eksperimentet e Alfred Hershey-it në vitet 50-të treguan si materiali gjenetik në DNA i jep karakteristika të veçanta çdo organizmi. Ndërsa në mes të viteve 40-të, puna krijuese e Barbara McClintock-ut në gjenetikën e bimëve çoi në misrin e parë hibrid, që tashmë është bërë i zakonshëm për fermerët.

Instituti Carnegie ka dhënë një ndihmesë të madhe në studime mjaft të rëndësishme që kanë kryer universitetet amerikane në fusha të ndryshme të shkencës.