Në një raport të ri të publikuar sot nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, thuhet se dhuna e marsit e ndërlikoi më tej gjendjen për komunitetet e vogla në Kosovë.
Raporti përshkruan rastet e shkeljes së të drejtave të njeriut gjatë ditëve të dhunës, si dhe reagimin e autoriteteve.
Ai përqëndrohet veçanërisht tek gjendja e sigurisë, e drejtësisë, e drejta e pronësisë dhe tek shërbimi mjekësor dhe arsimor. Roli që luajnë të drejtat e njeriut në zhvillimin e Kosovës, është tepër i rëndësishëm dhe ka një ndikim të konsiderueshëm në shoqëri, thotë Carsten Weber, zyrtar i Misionit të OSBE-së.
Shqetësimet e ngritura raport kanë ekzistuar më parë, por tani ato janë bërë më urgjente, thekson ai.
Në raportin e OSBE-së përmenden shqetësimet kryesore përsa i përket gjendjes së të drejtave të njeriut në Kosovë në aspektin e sigurisë, të drejtësisë, të pronësisë dhe të shërbimeve.
Raporti rekomandon të merren masa të menjëherhsme për këto çështje dhe për plotësismin enevojave të të gjitha komuniteteve.
Në raportin e OSBE-së për Kosovën thuhet se suksesi në realizimin e këtyre sfidave mund të arrihet nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë midis Institucioneve kalimtare dhe UNMIK-ut.//ii