Sot në Sërbi zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, të cilat mund të përcaktojnë në se vendi do të përmirësojë shanset për t’u pranuar në Bashkimin Evropian.
Asnjëri nga kandidatët nuk fitoi shumicën e votava në raundin e parë të zgjedhjeve më 13 qershor.
Kandidati i Partisë Radikale nacionaliste Tomislav Nikoliç, zuri vendin e parë me 30 përqind të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike, Boris Tadiç doli i dyti me 27 përqind.
Zoti Tadiç ka fituar përkrahjen e përsonaliteteve të rëndësishme pas raundit të parë, përfshirë këtu edhe kryeministrin Vojislav Koshtunica, gjë që ka bërë që ai të përparojë në anketat e opinionit publik.
Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar se fitorja e zotit Nikoliç mund të izolojë Serbinë, kurse fitorja e zoti Tadiç, mund të ndihmojë në lehtësimin e këtyre marrdhënieve.
//ze//