Sonte dritat e grataçielës Empire State Building të New Yorkut do të ulen në minimum, për nder të aktores Fray Wray, që fitoi famë për rolin e saj në fillmin e famshëm të vitit 1933, ”King Kong”. Aktorja Wray vdiq të dielën në shtëpinë e saj në Manhaten në moshën 96-vjeçare.
Gjatë karrierës së saj artistike, aktorja e lindur në Kanada interpretoi në 100 filma, me partnerë filmi aktorë si Gary Cooper dhe Ronald Colman.
Por bukuroshja bjonde mbahet sidomos mend për interpretimin e rolit të gruas së re që ulërin, ndërsa e ngrihet lart deri në majën e grataçielës Empire Statee Building nga majmuni gjigand King Kong.
Wray ka interpretuar gjithashtu në filma si ”Marshi i dasmës”, ”Lakuriqi vampir”, ”Doktor X” dhe ”Misteri i muzeut prej dylli”.// lk //