Asambleja e përkohshme kombëtare e Irakut bëri sot betimin ndërkohë që në vend vazhdojnë aktet e dhunshme.
Asambleja me 100 anëtarë, e cila përfaqëson larminë etnike dhe fetare të vendit, zgjodhi politikanin kurd Fuad Masum si president të këtij organi. Asambleja do të mbikqyrë qeverinë deri në zgjedhjet e janarit.
Pak para sesionit, nga goditjet me mortaja vdiq një civil irakian. Ndërkaq, bisedimet ndërmjet qeverisë dhe milicisë së Moktada al-Sadrit për të ndalur dhunën në lagjen Sadr të Bagdatit janë pezulluar pasi qeveria ka kundërshtuar kërkesat e ekstremistëve për të mos lejuar hyrjen e trupave amerikane në lagjen e trazuar.
Ndërkaq në qytetin verior Mosul një polic irakian u vra dhe një tjetër u plagos në një sulm me mortajë ndaj një ndërtese qeveritare. Të paktën 17 civilë të tjerë u plagosën.