Senatori Kerri shton kritikat ndaj presidentit Bush - 2004-09-20

Kandidati demokrat për president John Kerry shtoi kritikat ndaj mënyrës se si presidenti Bush po trajton çështjen e Irakut, duke thënë se administrata ka marrë një “varg vendimesh katastrofike” në atë vend.

Në një fjalim në Universitetin e Nju Jorkut sot, zoti Kerry tha se gjendja e sigurisë po keqësohet si për trupat e kryesuara nga Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për popullin irakian. Ai akuzoi gjithashtu presidentin Bush se nuk e ka mirë-informuar popullin amerikan rreth arsyes së fillimit të luftës dhe mbarëvajtjes së saj. Ai tha se politika e administratës së presidentit Bush në Irak ishte përshkruar nga “arroganca dhe inkompetenca e plotë.”

Senatori Kerry tha se ai ka një plan për të dalë me sukses në Irak dhe për ta bërë Amerikën më të sigurt. Nga ana e tij presidenti Bush do të zhvillojë sot fushatë në shtetin New Hampshire, ku pritet të kritikojë senatorin Kerry për qëndrimin të tij të paqëndrueshëm lidhur me Irakun.