Sot në Kosovë u shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 23 tetorit, sipas të cilave numrin më të madh të votave i kanë fituar Lidhja Demokratike, Partia Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista e qytetarëve “Ora”. Atyre do t’u bashkohen në Parlament edhe 13 parti të tjera politike të cilat kanë fituar ndonjë vend nëpërmjet votave të derjtëpërdrejta apo nga vendet e rezervuara për pakicat kombëtare.
Lidhja Demokratike e Kosovës 45.42 për qind – 47 vende në Parlament.
Partia Demokratike e Kosovës 28.85 për qind - 30 vende
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8.39 për qind - 9 vende
Lista e qytetarëve “ORA” 6.23 për qind - 7 deputetë.
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës 1.80 për qind - 2 deputetë.
Partia Demokratike Turke e Kosovës 1.21 për qind - 1 vend
Partia e Drejtësisë 1.02 për qind - 1 vend.
Lëvizja Popullore e Kosovës, - 1 vend.
Partia Liberale e Kosoves – 1 vend.
Lista Serbe per Kosovën dhe Metohinë – 8 nga 10 vendet e rezervuara per komunitetin serb
Lista qytetare Serbia – 2 nga vendet e rezervuara
Shtatë parti politike të pakicave kombëtare joserbe ndajnë 10 vende të rezervura.
Parlamenti i Kosovës ka gjithsejt 120 vende.
__________________________________