Bombola e gazit lë 8 të vrarë në një familje italiane - 2004-11-20

Një shpërthim që besohet të jetë shkaktuar nga një bombolë gazi tronditi një ndërtesë apartamentesh në jug të Italisë duke vrarë 8 persona dhe plagosur të paktën 6 të tjerë.

Zyrtarët thanë se viktimat e shpërthimit në qytetin Foggia përfshijnë pjestarët e një familjeje dhe dy fëmijë. Disa orë pas shpërthimit, ekipet e shpëtimit gjetën trupin e një 79 vjeçari të mbetur nën rrënoja.

Shpërthimet e gazit nuk janë të pazakonta në Itali ku njerëzit përdorin bombola për ngrohje dhe gatim. Një shpërthim në vitin 1999 shkaktoi 67 viktima në të njëjtin qytet.