Përleshje ndëmjet tifozëve në një stadium futbolli në Athinë detyruan shtyrjen e një ndeshjeje-kyç ndërmjet dy rivalëve kryesorë.
Përleshjet e djeshme në stadiumin Nea Smyrni shkaktuan plagosjen e të paktën 9 policëve.
Autoritetet thonë se dhuna shpërtheu, kur qindra tifozë pa bileta të ekipit mik, Olimpiakos i Pireut, vërshuan në stadiumin e ekipit Panionos të Athinës.
Tifozët e ekipit të Olimpiakos filluan të qëllonin tifozët rivalë dhe policët.
Njoftohet se përleshje kanë ndodhur edhe jashtë stadiumit. //az//