Ushtarit Garner nuk i vjen keq për dënimin - 2005-01-16

Një ushtar amerikan i cili u dënua me 10 vjet burgim për rolin e tij në abuzimin e irakianëve të ndaluar në Abu Ghraib, tha se nuk i vjen keq për dënimin.

Ushtari Charles Graner i bëri komentet për gazetarët dje, pas dënimit që dha për të një gjykatë ushtarake, e cila dha urdhër që ai të përjashtohet edhe nga rradhët e forcave ushtarake.

Graner shtoi se në luftë ndodhin edhe gjëra të këqia.

Prokurorët e akuzuan ushtarin se kishte luajtur rol kryesor në keqtrajtimin fizik dhe poshtërimin seksual të irakianëve që mbaheshin në burgun Abu Graib të Irakut.

Graner i tha dje gjykatës se ishin kontraktuesit civilë dhe zyrtarët e zbulimit ushtarak që e kishin urdhëruar të ndërmerrte akte abuzive kundër të burgosurve irakianë. Ai tha se nuk kishte ndjerë kënaqësi për atë që kishte bërë.

Prindët e ushtarit Granier thonë se djali i tyre ishte bërë viktimë për hir të oficerëve të lartë të ushtrisë.

Juria prej 10 vetësh e shpalli fajtor ushtarin Graner nën akuzat për komplot, shpërdorim të detyrës, keqtrajtim, sulme fizike dhe akte të pahijshme.