Presidenti Obama merr mesazhe urimi nga udhëheqës botërorë

Udhëheqës botërorë dhe qytetarë të thjeshtë po urojnë zotin Barak Obama për inaugurimin e tij si President i 44-t i Shteteve të Bashkuara.

Presidenti francez Nikola Sarkozi tha se qeveria franceze po pret me padurim për të punuar së bashku me zotin Obama dhe siç tha zoti Sarkozi të ndryshojë botën së bashku me të.

Në Vatikan, Papa Benedikti tha se ai i lutet Zotit që t’i japë presidentit Obama zgjuarsi të pafund dhe forcë.

Udhëheqësi shpirtëror i Tibetit, Dalai Lama po kështu përcolli lutje dhe urime të thella për suksesin e zotit Obama.

Kryeministri britanik Gordon Braun lëvdoi Presidentin e ri si një njeri me vizion të madh dhe vendosmëri.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se kjo ditë është e veçantë jo vetëm për Shtetet e Bashkuara por për botën.

Kryeministri italian Silvio Berluskoni i dërgoi presidentit Obama një mesazh urimi dhe përmendi rëndësinë që të punohet bashkarisht për t’u përballur me sfidat globale përfshirë edhe krizën financiare.

Ish udhëheqësi i Afrikës së Jugut Nelson Mandela i shkroi një letër presidentit Obama ku thuhet se inaugurimi i tij frymëzoi njerëzit me të njëjtën ndjenjë shprese kur Afrika e Jugut luftoi aparteidin. //ek//