Administrata Obama dhe BE zotohen për presion ndaj Sirisë

  • Zëri Amerikës

Administrata Obama dhe BE zotohen për presion ndaj Sirisë

Administrata Obama dhe Bashkimi Evropian u zotuan sot të ndërmarrin "hapa shtesë" në ditët e ardhshme për t’i bërë presion Sirisë lidhur me shtypjen e protestuesve.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton i bëri këto komente në Uashington, pas një takimi me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kathrin Ashton, e cila tha se është "shumë e shqetësuar" rreth shkallëzimit të masave qeveritare kundër protestuesve në Siri.

Si Shtetet e Bashkuara, edhe Bashkimi Evropian kanë vendosur tashmë sanksione kundër zyrtarëve të lartë sirianë, në përgjigje të fushatës shtypëse, nga e cila, sipas Sekretares Klinton janë vrarë gati 1 mijë vetë.

Zonja Ashton tha se ka ardhur koha që qeveria siriane të bëjë ndryshime. Ajo e cilësoi numrin e njerëzve të vrarë e të arrestuar si "tepër alarmant". Zyrtarja e BE-së tha se situata është aq e rëndë, sa që komuniteti ndërkombëtar duhet të shqyrtojë të gjitha alternativat, madje ajo parashikoi "një numër masash në ditët e ardhshme.