Ekipi italian dorëzon përgjegjësitë në Afganistan

Në Afganistan, ekipi i policisë italiane që merrej me trajnimin, u dorëzoi përgjegjësinë e Qendrës së Trajnimit të Polisicë në Kabul, autoriteteve afgane.

Karabinierët italianë, një force paraushtarake policore, kanë patur përgjegjësinë e trajnimit të policëve afganë të porsarekrutuar, të cilët që këtej e tutje do të trajnohen nga vetë afganët.

Qendra e trajnimit, e krijuar në vitin 2003, është projektuar të përmirësojë aftësitë dhe njohuritë e policisë afgane, në mënyrë që të përballet dhe të kapërcejë sfidat e sigurisë në vend.

Forcat afgane do ta marrin përgjegjësinë e plotë të sigurisë në të gjithë Afganistanin deri në fund të vitit 2014.