Zyrtarët afganë thanë se një shpërthim vetvrasës goditi një supermarket që frekuentohet nga të huajt në Kabul duke vrarë 9 persona.
Policia tha se tre gra të huaja dhe një fëmijë ishin mes viktimave. Të paktën gjashtë të tjerë janë plagosur.
Presidenti afgan Hamid Karzai e dënoi sulmin, duke e quajtur si një sulm kundër islamit.
Talebanët morrën përgjegjësinë për sulmin duke thënë se kanë në shënjestër të huajt dhe punonjësit e firmës amerikane të sigurisë Blackwater.
Dëshmitarët thanë se sulmuesi hapi zjarr para se të hidhte veten në erë.