18 të vrarë në dy sulme në Afghanistan

Zyrtarët thonë se dy sulme të veçanta vetëvrasëse me bombë sot në Afganistan shkaktuan të paktën 18 të vrarë, ndërkohë që Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel është duke vizituar vendin.

Autoritetet thonë se të paktën 9 civilë u vranë në një sulm në Ministrinë e Mbrojtjes të Kabulit, ndërsa zoti Hagel po vizitonte kryeqytetin afgan. Të paktën 13 persona u plagosën në sulmin e kryer nga një person vetëvrasës me biçikletë.

Zoti Hagel tha se ai ndodhej në një vend të sigurtë dhe nuk pësoi gjë. Përgjegjësinë për sulmin e morën talebanët, të cilët thanë se ai ishte një paralajmërim për shefin ushtarak të Shteteve të Bashkuara.

Në një një tjetër sulm, autoritetet thanë se një polic afgan dhe 8 civilë, shumica e tyre fëmijë, u vranë në një shpërthim në qyterin lindor Khost.