Dita e tretë e Konferencës për Sidën

Një mjeke e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët bëri thirrje për zgjerimin e masave për parandalimin dhe trajtimin e Sidës edhe për gratë pas periudhës së shtatzanisë.

Zonja Luo Chewe e UNICEF-it tha sot në një konferencë Ndërkombëtare për Sidën në Uashington se shumica e vendeve nuk e vazhdojnë automatikisht edhe pas lindjes mjekimin me barna kundër Sidës te gratë e infektuara me virusin HIV.

Ajo tha gjithashtu se vajzat nga 10 deri në 18 vjeç shpesh lihen mënjanë nga programet globale të anti-sidës, si testimet dhe trajtimet parandaluese.

Dje në konferencë, shkencëtarët amerikanë njoftuan një nismë të re kërkimore që synon të ndihmojë gratë për të mbrojtur veten ndaj virusit HIV, që shkakton Sidën.