SHBA, 17 të vdekur pas mbytjes së varkës turistike

Autoritetet amerikane njoftuan se ka shkuar në 17 numri i personave mes tyre fëmijë, që humbën jetën pas mbytjes së një varke turistike në një liqen të Mizurit.

Mbytja e varkës ndodhi për shkak të një stuhie që përfshiu shtetin e Mizurit të enjten në mbrëmje.

Grupet shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të tjerë persona të cilët rezultojnë të zhdukur.

Sherifi i kontesë Stone, Doug Rader tha se shtatë persona u dërguan në spital pas aksidentit në Table Rock Lake, një destinacion popullor turistik.

Në mjetin lundrues, që mund të lëvizë edhe në tokë ndodheshin 31 persona.