Aksion i policisë në Veri

Në veri të vendit policia po vazhdon punën për evidentimin dhe asgjesimin e parcelave të mbjella me canabis sativa. Brenda dy javëve të fundit janë asgjesuar më shumë se 5 mijë rrënjë bime narkotike, të mbjella në parcela të vogla, në zona te pabanuara dhe malore. Nga të dhënat e policisë, mësohet se harta e kultivimit të bimëve narkotike është shtrirë këtë vit edhe në zona, ku më parë nuk ishte kultivuar drogë.

Your browser doesn’t support HTML5

Aksion i policisë në veri