Presidenti Topi, thirrje deputetëve për angazhim më të madh në misionin e tyre

  • Armand Mero

Presidenti Topi, thirrje deputetëve për angazhim më të madh në misionin e tyre

Në Shqipëri presidenti Bamir Topi u shpreh se ka mbetur i zhgënjyer nga parlamenti i vendit gjatë sesionit të kaluar. Në një mesazh drejtuar deputetëve një ditë para rihapjes së parlamentit kreu i shtetit bën thirrje për nevojnë e konsensusit, duke i kujtuar shumicës se ajo nuk mund të realizojë e vetme reformat e rëndësishme për vendin.