Bashkimi Evropian dhe vendet e Amerikës Qendrore kanë arritur një marrëveshje për tregëtinë e lirë, e para mes dy rajoneve.
Komisioni evropian tha se marrëveshja do të finalizohet nesër, në ditën e fundit të takimit tre-ditor në Madrid. Gjashtë vende të Amerikës Qendrore, filluan negociatat me BE-në vitin 2007.
Gjatë bisedimeve në kryeqytetin e Spanjës, qeveritë evropiane pritet të vazhdojnë negociatat për tregtinë e lirë edhe me bllokun tregëtar të Amerikës së Jugut i përbërë nga Argjentina, Brazili, Paraguai dhe Uruguai.
Disa zyrtarë evropianë thonë se një marrëveshje për tregëtinë e lirë mes BE-së dhe këtij blloku mund të dëmtojë fermerët evropianë.