Dhjetëra mijëra vetë mblidhen në nderim të viktimave të zjarrit në Shangai

  • Zëri Amerikës

Dhjetëra mijëra vetë mblidhen në nderim të viktimave të zjarrit në Shangai

Dhjetra mijëra vetë u mblodhën sot në Shangai, nën vëzhgimin e qindra policëve, për të kujtuar 58 viktimat që humbën jetën nga zjarri që ra në një grataçielë javën e kaluar.

Banorët e Shangait në radhë të gjata vendosën lule tek ndërtesa e nxirë nga tymi, në ditën e shtatë që kur ndodhi fatkeqësia. Në një nga parrullat që mbanin në duar banorët shrkuhej “mos qa, Shangai”.

Autoritetet thonë se kanë ndaluar 12 persona lidhur me fatkeqësinë e javës së kaluar, që mendohet se është shkaktuar nga materialet të ndërtimit jo të përshtatshme dhe të cilësisë së dobët që janë përdorur për ndërtimin e gartaçielës.