Arrestohen dy të dyshuar për sulmin kundër gazetarit Teofil Pançiç

  • Zëri Amerikës

Arrestohen dy të dyshuar për sulmin kundër gazetarit Teofil Pançiç

Policia në Serbi thotë se dy të dyshuar janë arrestuar lidhur me sulmin muajin e kaluar ndaj një gazetari në Beograd.

Shefi i policisë së qytetit tha se dy burrat dyshohen se kanë ndjekur gazetarin Teofil Pançiç në një autobus në Beograd dhe se e kanë rrahur atë me një shufër metalike më 24 korrik.

Dy të dyshuarit, në të 20-tat, ishte në plan të merreshin sot në pyetje nga gjykatësi. Pançiç, i cili shkruante për gazetën Vreme, pësoi plagë në kokë dhe në krahë.

Ai i tha një gazetari serb se beson që motivi i vetëm i sulmit mund të ketë qenë fakti që ai është gazetar. Pançiç njihet për kritikat e tij të ashpëra kundër nacionalizmit dhe ekstremizmit serb.