Gazetarët thonë se grupi militant shiit Hezbollah nuk i ka lejuar ata të hyjnë në një ndërtesë trekatëshe në Libanin jugor, pas disa shpërthimeve që ndodhën aty.
Rajoni konsiderohet si bazë e Hezbollahut.
Agjencitë e lajmeve thonë se anëtarët e Hezbollahut janë përpjekur gjithashtu të mos i lejojnë gazetarët të bëjnë fotografi.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit njoftoi se ndërtesa ishte një magazinë armësh. Ka pasur njoftime edhe për shpërthimin e zjarrit në ndërtesë, por shkaqet e shpërthimeve të sotme nuk janë vërtetuar.
Godina ndodhet afër qytetit bregdetar të Tyres, pranë kufirit të Libanit me Izraelin. Kjo zone patrullohet nga UNIFIL, forca paqëruajtëse e Kombeve të Bashkuara në Libanion jugor.