Takim i vendeve të Ballkanit që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian

  • Leonat Shehu

Takim i vendeve të Ballkanit që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian

Sot në Slloveni, u mbajt takimi i vendeve të Ballkanit që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Por, Serbia refuzoi pjesëmarrjen për shkak të mospranimit të kërkesës së saj që Kosova të paraqitet me mbishkrimin e UNMIK-ut dhe jo si shtet i pavarur. Beogradi vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës dhe qëndrimi i tij kishte vënë në pikëpyetje edhe mbajtjen e takimit të sotëm. Pjesëmarrësit thanë se synimi i tyre mbetet integrimi sa më i shpejtë në Bashkimin Evropian, por ndarjet ende të thella në mes të vendeve të dala nga ish Jugosllavia, duket se do ta bëjnë më të gjatë rrugën drejt këtij qëllimi.